RTSH Sport Live

Beckham, pushime familjare në një jaht 229 milionësh

  • 25/07/2022
  • |
  • Gosip
Beckham, pushime familjare në një jaht 229 milionësh
Nga Kroacia në Saint-Tropez: lundrim mesdhetar për David, Victoria dhe djemtë

Nga Kroacia, në Amalfi, e në fund në Saint-Tropez. Pushime në kërkim të plazheve më të bukura të Mesdheut dhe në emër të luksit për David Beckham dhe familjen e tij, të angazhuar në një pushim në bordin e një super jahti të dokumentuar në profilet e tyre sociale.

Një xhevahir i vërtetë është jahti Madsummer, i ndërtuar në vitin 2019 dhe me një vlerë të përllogaritur prej 229 milionë eurosh, e cila, siç shpjegohet nga gazeta spanjolle 'As', mund të strehojë 12 persona dhe është e pajisur me një kinema, një zonë lojrash për fëmijë, një sauna, një spa luksoze, një pishinë, një vaskë të nxehtë, një palestër dhe një ashensor të kompletuar me Wi-Fi dhe ajër të kondicionuar.

"Jahti nuk është pronë e tij - shpjegon 'As' - por jepet me qira në sezonin e verës për rreth 1,600,000 euro në javë. Një shpenzim që ish-lojtari i Real Madridit mund ta bëjë për të shijuar disa ditë relaksi me familjen e tij". Dhe me të ftuar specialë si Sarah Ferguson, ish-gruaja e Princit Andrew dhe një mike e madhe e David dhe Victoria Beckham "me të cilët - zbulon gazeta spanjolle - ata kaluan një ditë në Amalfi".