RTSH Sport Live

Bekim Balaj, tri pikë nga stoli për Sturm Graz

  • 28/11/2020
  • |
  • Kombëtarja
Bekim Balaj, tri pikë nga stoli për Sturm Graz

Nga stoli në fushë, për ti dhënë skuadrës së tij tri pikë në javën e nëntë të kampionatit austriak. Ky është Bekim Balaj, i cili u aktivizua si zëvendësues në sfidën e sotme te skuadra e Sturm Graz, dhe pikërisht në minutën e 69-të. Dy minuta më vonë është ndëshkuar me karton të verdhë, ndërsa në minutën e 76-të ka arritur të shënojë në portën e Tirol.

Një gol me vlerën e tri pikëve për sulmuesin kuqezi, ndërsa skuadra e tij ndodhet në vendin e katërt në kuotën e 15 pikëve.