RTSH Sport Live

Belinelli largohet nga NBA pas 13 vitesh, nënshkruan me Virtus Bologna

  • 26/11/2020
  • |
  • Basketboll
Belinelli largohet nga NBA pas 13 vitesh, nënshkruan me Virtus Bologna

Rikthim në origjinë. Pas 13 sezonesh, Marco Belinelli largohet nga NBA dhe zgjedh të nënshkruajë me Virtus Bologna, ekipi ku filloi lidhja e tij e dashurisë me basketbollin, nga të rinjtë në stërvitje me ekipin e parë së bashku me Manu Ginobili dhe me Ettore Messina në stol. "Beli" në javët e fundit ka shqyrtuar të gjitha ofertat nga skuadrat e NBA, asnjëra prej tyre nuk konsiderohet e kënaqshme. Një moment reflektimi dhe më pas zgjedhja e bujshme, një tjetër kthim në basketbollin Italian.

Një aventurë amerikane që mbyllet pa qeqardhje për basketbollistin Italian. E pamundur të mos kujtohet ajo fitore në NBA me tri pikë në 2014, gjithçka me fanellën e San Antonio Spurs. Ajo me teksanët mund të thuhet se ishte dhe historia më e bukur për Belinelli në NBA, nën urdhërat e një trajneri legjendar si Gregg Popovich dhe shokët e skuadrës si Tim Duncan, Tony Parker e Manu Ginobili.