Cristiano Ronaldo nuk është nisur për Benevento: është ky vendimi më i fundit që ka marrë trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo. Në fakt, është një zgjedhje e përbashkët, e trajnerit me sulmuesin portugez, për të bërë një javë pushim, duke qëndruar në Torino, ndërsa skuadra është nisur në udhëtim për ndeshjen e radhës. Kështu rriten kuotat për argjentinasin, Paolo Dybala, i cili mund të formojë dyshen e sulmit bardhezi, bashkë me spanjollin Morata, në sfidën e nesërme, që do të startojë në orën 18:00. Lajmi i mirë për bardhezinjtë është rikthimi i mbrojtësit, Leonardo Bonuci.
Lajmet e fundit
Derbi Milan-Inter edhe brenda familjes Turam
15 orë para