RTSH Sport Live

Benzema, goli i fundit me Real Madrid

  • 04/06/2023
  • |
  • Spanjë
Benzema, goli i fundit me Real Madrid
Sulmuesi francez u jep fund 14 sezoneve të tij triumfuese me blancos me penalltinë që i lejon djemtë e Ancelottit të barazojnë 1-1 me Bilbaon

Në ditën e madhe të paraqitjes së fundit të Karim Benzema, i cili ka vendosur të kalojë te Al Hittiad, në Arabinë Saudite, dhe të largimeve të  Asensio, Hazard dhe Mariano, Real Madrid e mbyll sezonin me një barazim kundër Athletic Bilbaos. Për të marrë barazimin 1-1 ndaj baskëve, në një sezon në të cilin djemtë e Carlo Ancelottit fituan Superkupën e Europës, Botërorin e Klubeve dhe Kupën e Mbretit, u kujdes sulmuesi francez, i cili pas avantazhit të miqve me Sancet,  shënoi golin e tij të 354-të me fanellën e bardhë nga pika e bardhë e penalltisë. Rezultati që i garanton Realit vendin e dytë në renditje përpara kushërinjve të Atletico Madridit.

E fundit e kapitenit - Mes lojtarëve me valixhe gati, nga fillimi e nisi vetëm Benzema, i cili me shiritin e kapitenit, kompletoi treshen sulmuese me dy brazilianët, Rodrygo dhe Vinicius. Ndërsa të tjerët, Eden Hazard, Asensio dhe Mariano e nisën nga pankina. Ceballos dhe Nacho gjithashtu u shfaqen në njëmbëdhjetëshen fillestare të Ancelottit, të cilët në orët e ardhshme mund t'i bashkohen disa lojtarëve tashmë të shumtë që do të largohen nga Casa Blanca.