RTSH Sport Live

Benzema: Mbape? Nuk është koha për të folur për gjëra të vogla

  • 24/05/2022
  • |
  • Spanjë
Benzema: Mbape? Nuk është koha për të folur për gjëra të vogla
"Të shtunën kemi një finale të Champions League, kjo është tema më e rëndësishme tani”

"Mbappe? Nuk është koha për të folur për gjëra të vogla": Karim Benzema likuidon kështu pyetjen për mosarritjen në Madrid të sulmuesit francez që ka zgjedhur të qëndrojë te PSG. "Të shtunën kemi një finale të Champions League - tha ai në një intervistë për Movistar - kjo është tema më e rëndësishme tani, unë jam i fokusuar vetëm në Ligën e Kampionëve". Në një intervistë për uebsajtin e UEFA-s, Benzema foli për mundësinë e mposhtjes së rekordit të Cristiano Ronaldos, i cili shënoi 17 gola në një sezon të vetëm të Champions League (francezi ka shënuar 15 deri më tani).

"Rekordet janë bërë për t'u thyer - tha francezi - për mua, megjithatë, më e rëndësishmja është të jap gjithçka në fushë për të ndihmuar ekipin të fitojë, nëse arrij të shënoj ose të jap një asist, kjo është mirë, por më së shumti e rëndësishme është të futesh në fushë dhe të fitosh ndeshjen. Goli im i preferuar i këtij sezoni? Ata ishin të gjithë të mirë dhe të rëndësishëm. Ndoshta më i miri ishte ai i tretë kundër PSG-së ose penalltia kundër Manchester Cityt, por edhe goditja me kokë kundër Chelseat erdhi falë një lojë të mirë”.

Në pritje të finales me Liverpool Benzema rishikon sezonin e Champions. "Këto janë emocione që do të mbeten për një jetë, sepse rruga jonë në Champions League nuk ka qenë e lehtë - shpjegon ai - Ne luajtëm kundër Paris Saint-Germain, të cilët ishin favoritë. Luajtëm kundër Chelsea, kampionët në fuqi. Luajtëm kundër Mançesterit City, i cili doli në finale vitin e kaluar, kjo tregon se ne jemi një ekip i shkëlqyer dhe se nuk dorëzohemi, se kemi forcë mentale, jemi një ekip i fortë që me ndihmën e tifozëve mund të përmbysim çdo situatë”.

Për mundësinë e fitimit të Champions të pestë me Real Madridin, Benzema shton: "Do të shoh nëse e kam bërë historinë e klubit kur të përfundoj karrierën time. Në çdo rast, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme për mua. Mundohem të bëj diçka të re çdo herë, për të argëtuar tifozët. Natyrisht, ëndrra ime është të fitoj një tjetër Champions League, por për të fituar duhet të përgatitemi shumë mirë".