RTSH Sport Live

Benzema, një vit burg me kusht

  • 24/11/2021
  • |
  • Futboll Bota
Benzema, një vit burg me kusht
Gjykata franceze e ka shpallur fajtor yllin e Realit për video skandalin me Valbuenën

Karim Benzema është dënuar me një vit burg me kusht nga një gjykatë franceze ditën e mërkurë , e cila e shpalli atë fajtor për bashkëpjesëmarrjen në tentim shtantazhimi ndaj ish-bashkëlojtarit të tij në Kombëtaren e Francës, Mathjë Valbuena, për nje video skandal.

Gjithashtu, sulmuesi i Real Madridit është gjobitur edhe me 75 mijë euro. Benzema, i cili i kishte mohuar akuzat, nuk ishte i pranishëm  në gjykatë kur u dha vendimi  ndaj tij sepse e kishte të pamundur për arsye të pjesëmarrjes së tij në Ligën e Kampioneve. Benzema ishte në mesin e pesë personave të akuzuar për tentim shantazh ndaj Valbuenas me një video skandal  të vjedhur nga telefoni i tij.

33-vjeçari u akuzua se ishte përfshirë në një komplot për të nxjerrë para nga ish-bashkëlojtari i vet francez para një ndeshjeje miqësore kundër Armenisë në vitin 2015.

Shantazhuesit kishin kërcënuar ta publikonin një video  seksi ku dukej edhe Valbuena, nëse ky i fundit nuk paguante shumën e kërkuar prej tyre. Dyshohet se Benzema e kishte nxitur Valbeunan ta paguante grupin e shtantazhuesve.

Por Valbuena veproi në mënyrë ligjore duke bërë një dneoncim në polici. Benzema ishte përjashtuar nga Kombëtarja e Francës për pesë vjet kur dolën akuzat ndaj tij. Por Franca e riktheu atë në shtepine e tij  në maj të vitit 2021 dhe Benzema e përfaqësoi vendin e tij në Euro 2020.