RTSH Sport Live

Berbatov citon Mourinho-n: Ndonjëherë duhet të jesh bast… për të fituar

  • 08/01/2021
  • |
  • Angli
Berbatov citon Mourinho-n: Ndonjëherë duhet të jesh bast… për të fituar
Ish-sulmuesi i United, i tërbuar pas humbjes në Kupën e Ligës kundër City: Është një derbi dhe duhet ta çosh në shtëpi! Pse lojtarët përqafohen me njëri-tjetrin në fushë?

Manchester United pësoi humbje përballë City të Pep Guardiolës në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës. Një 2-0, nënshkruar nga Stones-Fernandinho, që solli kritika të ashpra nga tifozët dhe ish-lojtarët. Ndër reagimet që kanë ardhur në orët e fundit, është dhe ai i Berbatov, ish-sulmuesit bullgar i Djajve të Kuq nga 2008 deri në 2012.

“Unë u mahnita nga ajo që ndodhi në fund të ndeshjes. Unë pashë lojtarët të përqafuar me njëri-tjetrin, çfarë dreqin bënë ata? Është një derbi dhe duhet ta fitosh! Siç thotë Mourinho, ndonjëherë duhet të jesh bastard për të fituar tituj. Dhe te Manchester United nuk shoh asgjë nga këto, veçanërisht kur vijnë sfida të rëndësishme - tha ai për Betfai

“Duhet të jetë dikush, një lojtar në gjendje t'i marrë gjërat në dorë dhe të tregojë atë agresivitetin që tani po humbet”. Berbatov njoftoi pensionimin e tij në shtator 2019, pasi ishte pa kontratë për një vit e gjysmë.