RTSH Sport Live

Berlanda si Tyson: kafshon veshin e rivalit, 6 muaj pezullim

  • 18/06/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Berlanda si Tyson: kafshon veshin e rivalit, 6 muaj pezullim
Për amerikanin, ende të pamposhtur, edhe një gjobë prej 10 mijë dollarësh

Pesha e mesme, Edgar Berlanga u dënua me gjashtë muaj pezullim pasi kafshoi kundërshtarin e tij, Roamer Alexis Angulo gjatë meçit të tyre në Madison Square Garden në fillim të këtij muaji. Boksieri 25-vjeçar u gjobit edhe me 10 mijë dollarë për sjelljen e tij tronditëse. Berlanga e kishte fituar ndeshjen e tij me vendim unanim (98-92, 99-91, 99-91). I njohur si "I Zgjedhuri", Berlanga është i pamposhtur në karrierën e tij (me 20 fitore radhazi, 16 me nokaut).

Episodi u kujtoi fansave kafshimin e Mike Tyson ndaj Evander Holyfield në ndeshjen e tyre të revanshit të vitit 1997 për titullin e peshave të rënda në WBC. Kërkimi i faljes së Berlanga të nesërmen për atë që ndodhi ishte i kotë: "Kam reaguar keq dhe marr përgjegjësinë e plotë - shkruan ai në rrjetet sociale -. Në vazhdim do të jem më i vetëdijshëm dhe pozitiv në sjelljen time. Edhe një herë, më vjen keq".