RTSH Sport Live

Bermeta dhe Muslia, në ringun profesionist

  • 03/12/2021
  • |
  • Sporte të tjera
Bermeta dhe Muslia, në ringun profesionist
Në turneun “Besim Kabashi” në Tetovë kuqezinjtë sfidojnë serbin Knezeviç dhe kroatin Markoviç

Boksi shqiptar po kërkon të afirmohet edhe në nivelin profesionist. Kështu do të ndodhë këtë të shtunë në Tetovë në turneun për nder të kampionit “Besim Kabashi”, ndërsa boksi kuqezi do të përfaqësohet nga Alban Bermeta dhe Roxher Muslia. Bermeta do të ketë përballet me serbin Darko Knezeviç në një ndeshje me gjashtë raunde nga tre minuta. Bermeta është disa herë kampion i Shqipërisë në boksin amator, ndërsa në boksin profesionist numëron gjashtë fitore, pesë ndër të cilat me nokaut.

Kurse Roxher Muslia, i cili ndeshet për herë të katërt në boksin profesionist, do të jetë përballë kroatit Stefan Markoviç në një ndeshje me gjashtë raunde nga tre minuta. Si Bermeta, ashtu dhe Muslia kërkojnë të rriten në ranglist për të konkurruar më pas për trofe më të mëdha Europian dhe Botëror në “dorezat” e nivelit të lartë.