RTSH Sport Live

Bernard Shalondë largohet nga Kosova

  • 13/10/2021
  • |
  • Kosova
Bernard Shalondë largohet nga Kosova
Zvicerani dhe FFK-ja ndërpresin bashkëpunimin pas humbjes së 5-të në këto Eliminatore

Federata e Futbollit të Kosovës dhe trajneri i përfaqësueses, Bernard Shalondë, kanë ndërprerë bashkëpunimin midis tyre. Një gjë e tillë është bërë zyrtare të mërkurën në mesditë dhe vetë trajneri është shprehur i mërzitur për këtë vendim, duke thënë se ka kaluar shumë kohë të mira te Kosova. “Kishim synim në fillim të ndërtojmë një ekip të vërtetë dhe të mirë”, - ka thënë zvicerani i stolit të përfaqësueses së Kosovës.

“Isha i lumtur me këtë detyrp dhe gjithashtu krenar me punën që e kemi bërë. Kam pasur kënaqësinë të punoj me ketë ekip dhe për këtë arsye jam i mërzitur që po largohem”, - ka shtuar 70-vjeçari. Presidenti i Federatës së Futbollit (FFK), Agim Ademi e ka falënderuar trajnerin Shalond për punën e bërë, sidomos në ndeshjet e Ligës së Kombeve të Evropës.

Ademi ka thënë se vendimi ishte i përbashkët dhe se, hëpërhë, FFK-ja nuk ka ndonjë kandidaturë tjetër si trajner. Ai ka thënë se edhe dy ndeshjet tjera do të vazhdojnë punën me stafin e trajnerit dhe pastaj do të vendoset.

Të martën, Kosova u mund 1-2 në Prishtinë nga Gjeorgjia, duke pësuar humbjen e 5-të në këto Eliminatore dhe duke zbritur në vendin e fundit të renditjes së grupit B të Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2021”.