RTSH Sport Live

Besa përmbys Apoloninë, merr fitoren e parë

  • 19/09/2022
  • |
  • Futboll Vendi
Besa përmbys Apoloninë, merr fitoren e parë
Mbyllet java e tretë e Kategorisë së Parë

Besa ka marrë fitoren e parë në këtë sezon të Kategorisë së Parë duke mundur Apoloninë me rezultatin 2-1. Një ndeshje e luftuar mes dy skuadrave që kanë objektiva të qarta. Është skuadra fierake që kalon e para në avantazh në minutën e 35-të me anë të Antoni. Të besuarit e trajnerit Dalipi pas këtij momenti janë munduar më tepër të administrojnë lojën.

Gjithsesi, në pjesën e dytë skuadra kavajase është treguar më shumë kërkuese dhe është shpërblyer me dy gola atëherë kur nuk pritej. Goga ka vendosur barazpeshën në minutën e 83-të ndërsa Onuh në të 90’ i ka dhënë fitoren. Besa ngjitet kështu në kuotën e 4 pikëve, aq sa Apolonia pas tri javësh të luajtura.