RTSH Sport Live

Bien Denver dhe Memphis, James ndihmon Lakers në një përmbysje të çmendur

  • 23/01/2023
  • |
  • Basketboll
Bien Denver dhe Memphis, James ndihmon Lakers në një përmbysje të çmendur

Në fillimin e 12’ të tretë Grizzlies ishin 27 pikë pas Suns, por distanca shkoi deri në -2 pikë kur nga sirena mungonin ende 28 sekonda. Pikët e shënuara nga Dario Sariç shpëtuan Suns nga një humbje që do të ishte e rëndë për moralin e skuadrës. Në këtë takim Phoenix nuk festoi vetëm fitoren përballë ekipit më të mirë të Konferencës Perëndimore por edhe rikthimin në fushë pas 7 ndeshjesh të Chris Paul (22 pikë dhe 11 asist). Për ekipin nga Arizona paraqitje mjaft të mirë bënë Bridges (24 pikë) dhe Craig (20 pikë). Për ekipin e Memphis nuk mfatoi paraqitja mjaft e mirë e Morant (27 pikë) dhe Bane (24 pikë) për të evituar humbjën e dytë radhazi pas 11 fitoreve në seri.

Ishte e “kuptueshme” humbja e Denver përballë Oklahomës. Skuadrës të Nuggets u mungonin lojtarë si Nikola Jokic dhe Porter Jr. dhe e tërë pasha e sulmit ram bi krahët e Murray-t, i cili mbylli ndeshjen me 26 pikë të rrealizuara. Nga ana tjetër për Thunder kjo fitore ishte konfirmimi i momentit të mirë pasi ishte e 7 në 9 ndeshjet e fundit. Heroi i takimit për OKC ishte Shai Gilgeous-Alexander jo vetëm se ishte pikëshënuesi më i mirë i mbrëmjes me plot 34 të tilla. Ai ishte autor i koshit që vendosi fituesin kur nga fundi i takimit mungonin vetëm 9.2 sekonda.

Lakers mbrëmë u futën në librat e historisë të NBA me përmbysjen e madhe që bënë përballë Blazers. Hera e fundit që një ekip kishte fituar takimin edhe pse kishte humbur me 30 pikë diferencë një periodë (mbrëmë të dytën Lakers e humbën përballë Blazers me shifrat 45-13) kishte ndodhur më 20 tetor 1972. Për të arritur një sipërmarrje të tillë ekipi nga Kalifornia i besoi gjithçka James, i cili ishte autor i 37 pikëve dhe 11 topave të rrëmbyer në tabelë.

Ndeshjet NBA (23 Janar)

DALLAS MAVERICKS-L.A. CLIPPERS 98-112

MIAMI HEAT-NEW ORLEANS PELICANS 100-96

GOLDEN STATE WARRIORS-BROOKLYN NETS 116-120

TORONTO RAPTORS-NEW YORK KNICKS 125-116

PHOENIX SUNS-MEMPHIS GRIZZLIES 112-110

DENVER NUGGETS-OKLAHOMA CITY THUNDER 99-101

PORTLAND TRAIL BLAZERS-LOS ANGELES LAKERS 112-121