RTSH Sport Live

Binder fiton Sprintin në Jerez, i dyti Bagnaia

  • 29/04/2023
  • |
  • Moto GP
Binder fiton Sprintin në Jerez, i dyti Bagnaia
Afrikanojugori i paraprin kampionit të botës me Ducati dhe KTM-së të Jack Miller-it

Është Brad Binder ai që pushton Sprintin në Çmimin e Madh të Spanjës, i vlefshëm për raundin e katërt të Kampionatit Botëror MotoGP 2023. Afrikanojugori triumfoi në cirkuitin e Jerezit në mini-garën e së shtunës, përpara Ducatit të Pecco Bagnaia dhe KTM-së të Jack Miller, të cilët humbën epërsinë vetëm në fazat e fundit. Në këmbët e podiumit është Jorge Martin dhe vendoset përpara Miguel Oliveira dhe Dani Pedrosa, ende super në një fundjavë në të cilën ai është i pranishëm vetëm si një ‘ëild card’.

Pasojnë Maverick Vinales dhe Johann Zarco, ndërsa dy Ducati-t e ekipit VR46, të drejtuar nga Marco Bezzecchi dhe Luca Marini, kompletojnë  dhjetëshen e parë. Bezzecchi, në xhiron e dytë, u përfshi në një rënie me tre pilotë të tjerë: motorri i tij përfundoi në flakë, me pilotin nga Rimini që u ngrit i çalë. Megjithatë, pas ndalesës për flamurin e kuq dhe ndërrimit të shpejtë të motorrit, rishtari i vitit 2022 u nis sërish bashkë me të tjerët.

RENDITJA

  1. Brad Binder
  2. Francesco Bagnaia
  3. Jack Miller
  4. Jorge Martin
  5. Miguel Oliveira
  6. Dani Pedrosa
  7. Maverick Vinales
  8. Johan Zarco
  9. Marco Bezzecchi
  10. Luca Marini
  11. Fabio Di Giannantonio
  12. Fabio Quartararo
  13. Alex Rins
  14. Raul Fernandez
  15. Stefan Bradl
  16. Franco Morbidelli
  17. Augusto Fernandez
  18. Jonas Folger
  19. Iker Lecuona

OUT
Joan Mir
Aleix Espargaro
Takaaki Nakagami.