RTSH Sport Live

Binjakët Koçaj zbulojnë breakdance në Shqipëri

  • 09/11/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Binjakët Koçaj zbulojnë breakdance në Shqipëri
Përfaqësohen në Kampionatin Europian në Mançester dhe synojnë “Paris 2024”

Breakdance është disiplina më e re sportive që po merr jetë në Shqipëri. Dhe kjo nga binjakët Koçaj, të cilët kanë përfaqësuar dansin sportiv shqiptar në Kampionatin Europian në Mançester. Andi Koçaj zbulon për RTSH Sport se sa vite kanë qenë merren me këtë sport, që tashmë është edhe disiplinë olimpike,

Breakdance është një disiplinë që është futur tani, ndërsa është edhe në Lojërat Olimpike. Unë jam trajneri i kombëtares së Shqipërisë i Federatës së Dansit Sportiv që i tregoj të rinjve dhe fëmijëve rëndësinë e të marrurit me breakdance”, thotë Andi Koçaj.

Por cila ishte performanca e tyre në Mançester dhe si u prit konkurrimi i shqiptarëve në Angli?

Jemi shumë të kënaqur – shpjegon Andi Koçaj – sepse Shqipëria ishte pjesëmarrëse për herë të parë dhe mendoj se shkuam mirë. Ishte një gjë e bukur që do t’i bëjë fëmijët dhe të rriturit të ecin drejt ëndrrës për një medalje olimpike”.

E si mund të përhapet për shqiptarët breakdance? Ardi Koçaj e ka një ide

“Së shpejti do të kemi Akademinë tonë dhe klubin tonë të breakdance në Shqipëri”, nënvizon Andi Koçaj.

Ardi Koçaj ka treguar dhe objektivat e 2023-it për brekdensin në Shqipëri

Objektivi ynë është që të përfaqësojmë Shqipërinë në kampionatet e tjera Europiane dhe kombëtare dhe të shohim se ku jemi për të marrë rezultate më të larta”, thotë Ardi Koçaj.

Por a mund Shqipëria të përfaqësohet në Lojërat Olimpike “Paris 2024” në këtë disiplinë të densit me normë kualifikimi?

“Ky është qëllimi ynë që të marrim pjesë në Lojërat Olimpike dhe të përfaqësohemi sa më denjësisht”, përfundon Ardi Koçaj.

Kështu breakdance bëhet një disiplinë e re sportive në Shqipëri, tanimë me përkrahjen e të gjitha institucioneve shtetërore.