RTSH Sport Live

Bis trofeshë, Teuta kampione me të rinjtë

  • 02/07/2021
  • |
  • Basketboll
Bis trofeshë, Teuta kampione me të rinjtë
Koshi durrsak shënon një tjetër arritje për sezonin 2020-2021

Tjetër sukses për basketbollin durrsak në sezonin 2020-2021. Pas të rriturve tanimë me petkun e kampionit janë dhe të rinjtë e moshës deri në 18 vjeç, ndërsa faza finale e këtij aktiviteti është zhvilluar në Korçë.

Në gjysmëfinale, ndeshje të cilat i kanë falur shumë emocione sportdashësve korçarë në dy ditë aktivitet, Teuta mundi Skënderbeun, 67-48, kurse Dinamo, Tiranën 73-39. E në finale, Teuta mund Dinamon 78-67.

Trofeun për skuadrën kampione për të rinj, që ishte Teuta, e ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari.