RTSH Sport Live

Bitri rikthehet në “shtëpi”

  • 10/01/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Bitri rikthehet në “shtëpi”
Mbrojtësi ka vendosur të luajë për skuadrën e Partizanit

Eneo Bitri është afrimi me i ri i Partizanit. Burime për RTSH Sport bejnë me dije se qendërmbrojtësi ka vendosur te rikthehet në kryeqytet, pavarësisht ofertave të marra jashtë vendit, por edhe nga skuadra që janë pjesë e kampionatit shqiptar si Kukësi apo Teuta.

Futbollisti nga Berati do te jetë përforcimi i demave në prapavijë, repart që ka hasur vështirësi këtë sezon. Me rikthimin e Bitrit, trajneri Dritan Mehmeti do të ketë mundësinë të rikthejë dyshen e sezonit të kaluar në qendër të mbrojtes, Belica-Bitri, dyshe e cila bëri mjaft mirë një vit më parë.