RTSH Sport Live

Bjellorusi - Shqipëri, në RTSH Sport! ORA 17.00

  • 27/11/2020
  • |
  • Basketboll
Bjellorusi - Shqipëri, në RTSH Sport! ORA 17.00
Shqipëria në meshkuj luan kualifikueset për Botërorin në Portugali

Shqipëria është nga të vetmet vende në Botë që ka pezulluar çdo aktivitet të lojrave me dorë që prej fillimit të pandemisë. Por, Federata Botërore e Basketbollit vazhdon me axhendën e saj në basketbollin e meshkujve dhe duke ditur se në vitin 2023 pritet të luhet Kampionati Botëror, por edhe Lojrat Olimpike vitin e ardhshëm duhet të vazhdojnë ndeshjet para-kualifikuese. Shqipëria ndodhet në Grupin A pre-kualifikues që do ti zhvilloj ndeshjet në Portugali. Së bashku me Shqipërinë dhe Portugalinë, në Grupin A janë edhe Bjellorusia dhe Qipro. Sot në 17.00 në RTSH Sport do të transmetohet ndeshja e luajtur ndaj Bjellorusisë.