RTSH Sport Live

Bledi Shkëmbi, trajneri i ri i Tiranës

  • 05/06/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Bledi Shkëmbi, trajneri i ri i Tiranës
Klubi bardheblu ka zyrtarizuar marrëveshjen me trajnerin 44-vjeçar

Tirana u jep fund dilemave. Bledi Shkëmbi është zyrtarisht trajner i skuadrës bardheblu. Lajmi është konfirmuar nga klubi me një postim në rrjetet sociale, ku përshkruhet eksperienca e tij si lojtar e trajner, që e njeh shumë mirë Superioren. Së fundmi, 44-vjeçari ka drejtuar Kombëtaren U17.

Njoftimi i klubit:

ZYRTARE

MIRËSEVJEN BLEDI SHKËMBI!

Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledi Shkëmbi në krye të pankinës bardh’ e blu.

Pas një eksperience të gjatë si lojtar i spikatur dhe trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Shkëmbit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Tirana.

Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim!