RTSH Sport Live

Boks: Anthony Joshua mbron titujt, mund Pulev

  • 13/12/2020
  • |
  • Të tjera
Boks: Anthony Joshua mbron titujt, mund Pulev

Boksieri Anthony Joshua ka arritur të mposhtë rivalin Kubrat Pulev, duke mbrojtur titujt kampionë në peshën e rëndë, IBF, WBA dhe WBO . Në "O2 Arena" të Londrës, në praninë e 1000 të pranishmëve, boksieri britanik e ka zgjatur sfidën deri në raundin e 9-të përballë bullgarit, duke e mundur këtë të fundit me KO. 

Pas dy raundeve të para, pa emocionin që pritej, Joshua është "ngjallur" në raundin e tretë dhe ka triumfuar ndaj bullgarit, duke e hedhur në tapet. Në vazhdim, sfida zhvillohet disi më e ekuilibruar, me bullgarin që kërkon të rikuperojë dhe anglezin që mundohet të ruajë avantazhin. Në raundet 7 dhe 8, Pulev rikthehet në garë me paraqitjen e bërë, por Joshua zgjidh gjithcka në raundin e 9-të, duke e hedhur dy herë në tapet. Pulev dorëzohet këtu dhe Joshua ka të gjithë të drejtën të nisë festën.

Ky ishte suksesi i 24-ët për anglezin, ndërsa për bullgarin kjo ishte humbja e dytë.