RTSH Sport Live

Boks, Florian Marku barazon me Jamie Stewart: Po bëni shaka?

  • 12/12/2020
  • |
  • Evente Sportive
Boks, Florian Marku barazon me Jamie Stewart: Po bëni shaka?

Florian Marku nuk ka shkuar më shumë se një barazim në ndeshjen e radhës në boksin profesionist ku përballë kishte Jamie Stewart. Sfida ishte më e mirë për boksierin shqiptar, që në raundin e dytë arriti të hedhë në tapet kundërshtarin.

Një duel i ndezur nga fillimi në fund, me boksierin shqiptar që e nisi mjaft vrullshëm duelin dhe me kalimin e raundeve u përpoq të administronte atë që kishte arritur. Gjithsesi, gjyqtari i kësaj sfide në fund dha verdiktin e tij, që ishte: BARAZIM(76-76).

Një rezultat, që nuk e ka kënaqur aspak boksierin shqiptar, që ka reaguar në fund duke e cilësuar si të padrejtë vendimin. “Po bëni shaka me mua, spo e kuptoj. Kjo nuk është e drejtë. Të gjithë e panë se unë e fitova ndeshjen, nuk e kuptoj”, ishte reagimi i boksierit shqiptar pas ndeshjes.

“Po bëni shaka?

Një herë mendoj se më goditi pastër, unë po luaja me të, e godita shumë herë pastër.

Çfarë është boksi, të goditesh në doreza?  Po më shkatërrojnë karrierën. Si mund të jepet barazim në një ndeshje të tillë, nuk di se çfarë duhet të them”.

Lidhur me një revansh, Marku ka vazhduar: “Sigurisht që do e bëj përsëri, por kjo ndeshje nuk ishte për barazim. Po talleni me mua? Unë e godita shumë herë kundërshtarin, e vura poshtë”.