RTSH Sport Live

Boksieri meksikan Canelo sulmon Mesin

  • 28/11/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Boksieri meksikan Canelo sulmon Mesin
Boksieri meksikan Canelo Alvarez ka sulmuar Lionel Messin në fund të ndeshjes mes Argjentinës dhe Meksikës

Një kampion kundër një kampioni tjetër. Boksieri meksikan Canelo Alvarez ka sulmuar Lionel Messin në fund të ndeshjes mes Argjentinës dhe Meksikës të Kupës së Botës në Katar, të fituar 2-0 nga Albiceleste. Madje, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video e festës së Leos dhe shokëve të tij në dhomat e zhveshjes, ku shihet një bluzë e Meksikës e shtrirë në dysheme, e përfunduar nën këpucët e ‘Pulce’.

"A e panë ata Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë? LuteMi Zotit që të mos e takoj atë - deklarata e Canelo në Tëitter - Ashtu si unë respektoj Argjentinën, edhe ju duhet të respektoni Meksikën! Unë nuk po flas për Argjentinën si shteti, po flas për Messin. Që nga momenti që fanella e Meksikës është në tokë, është një fyerje”.

Reagimi i boksierit ngjalli një valë komentesh në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe atë të ‘Kun’ Agueros, shpeshherë bashkëlojtar i Messit në kombëtare. “Mos kërkoni justifikime apo probleme, nuk dini se çfarë ndodh në një fushë futbolli dhe në dhomat e zhveshjes – u përgjigj ai në një postim në Tëitter – Bluzat janë gjithmonë në dysheme pas ndeshjes. Pastaj, nëse shikoni nga afër, ai bën një lëvizje për të hequr fanellën dhe e godet aksidentalisht”.