Në ndeshjen mbyllëse të ditës së 29-të të Serie A, Inter mundi Bologna 1-0, pushtoi fitoren e nëntë me radhë dhe kaloi në +8 në renditjen Milanin (zikaltërit kanë një ndeshje më pak). Sfida e luajtur në Dall'Ara u vendos nga Lukaku i zakonshëm, i cili në 31' shënon golin numër 20 në kampionat. Në fillim, Ravaglia shpëtoi me ndihmën e shtyllës goditjen me kokë të belgut, i cili më pas shënon në një rrjetë të zbrazët. Në fillim të pjesës së dytë, shtylla i mohoi Lautaro Martinez gëzimin e dyfishimit të rezultatit.
Interi nuk kishte fituar nëntë ndeshje kampionati radhazi që nga viti 2007, kur vendosi rekordin me 17 fitore radhazi. Është skuadra e tretë në historinë e Serie A që fiton nëntë ndeshjet e para të raundit të dytë, pas Milanit 1989/90 (10) dhe Juventusit 2017/18 (nëntë).
Zikaltërit kamë fituar 72 ndeshje kundër Bolonjës në Serie A, ,më shumë se ndaj çdo skuadre tjetër në këtë kompeticion. Bolonja nuk shënon gol për herë të dytë në shtëpi gjatë këtij sezoni, që pas humbjes 0-1 kundër Napolit nëntorin e kaluar.
Romelu Lukaku u bë lojtari i shtatë në historinë e Serie A që shënoi të paktën 20 gola në dy sezone radhazi me Interin, pas Meazza, Amadei, Boninsegna, Icardi, Nyers dhe Vieri. Ai ka shënuar pesë gola kundër Bolonjës në Serie A, vetëm kundër Genoa (gjashtë) ka bërë më mirë.