RTSH Sport Live

Bonuçi flet si lider: Disfatë e rëndë, të shërbejë si mësim

  • 24/11/2021
  • |
  • Futboll Bota
Bonuçi flet si lider: Disfatë e rëndë, të shërbejë si mësim
Mbrojtësi i Juventusit pas humbjes në Londër: “Kundër emrave të mëdhenj duhet të ecim gjithmonë me 100 në orë”

Zhgënjim për Leonardo Bonuccin pas humbjes së rëndë ndaj Chelseat në Londër: "Në fund u përpoqëm t'i mbyllnim lojtarët e tyre nga krahët për të mos e vënë veten në inferioritet. Në dy topa të hedhur ne nuk ishim shumë të kujdesshëm. Është një humbje e rëndë, por duhet të presim me padurim ndeshjen e së shtunës ndaj Atalantës”, janë të nxehta fjalët për Sportmediaset.

Fjalët kryesore për mbrojtësin e Juventusit: "Duhet të mësojmë se ndaj skuadrave kaq të forta nuk mund të ulësh vëmendjen për asnjë moment. Duhet të ecësh gjithmonë me 100 në orë dhe të jesh i vëmendshëm ndaj detajeve sepse ato bëjnë diferencën".

"Ne erdhëm këtu për të luajtur ndeshjen. Pësuam golin e parë në një situatë goditjeje këndi. Ndoshta ishte një faull. Duhet ta lëmë mënjanë këtë lojë dhe të shohim përpara".