Shpërthimi i Leonardo Bonuçit, zënka dhe gjobë, por jo skualifikim. Mbrëmja e “San Siros” ka qenë totalisht për t’u harruar për Bonuçin dhe kjo jo vetëm për humbjen e Juves, që ka ardhur në sekondat e fundit të shtesës së dytë me golin e Sançez, i cili i ka dhënë fitoren Interit. Përkundrazi keqardhja më e madhe dhe episodi më zhgënjyes është fundit kaq shpërthyes i Bonuçit, që ka sjellë më pas atë situata aq të pakëndëshme.
Mbrojtësi bardhezi ishte gati për të hyrë në fushë për gjuajtjet nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Aleks Sandro i ka dhuruar fitoren zikaltërve duke shmangur në fund fatin që do të vinte nga godijet e 11-metërshave, apo ndryshe “ruleta ruse”. Dhe në këtë moment, pikërisht në kulmin e festës së madhe interiste, ndodh gjithçka: kamerat inkuadrojnë për pak sekonda Bonuçin ballë për ballë me një drejtues zikaltër.
Më pas vijnë videot e xhiruara nga tifozët dhe të postuara në rrjetet sociale, të cilat sjellin pjesën tjetër të debatit dhe ndihmojnë për të kuptuar atë që nga televizori nuk është parë dhe nuk është kapur. Tensioni në kulm, qendërmbrojtësi juventin kapet me sekretarin e përgjithshëm të klubit të Interit, Kristiano Moxillo.
Imazhet e xhiruara nga telefonët tregojnë përplasjen dhe Leon që shtyn drejtuesin kundërshtar, me gishtin e tij drejtuar kundërshtarit sikur donte t’i thonte: “Kështu nuk bëhet”. Sipas rindërtimit të ngjarjes, Bonuçi ka reaguar me një të shtyrë ndaj talljes së Moxillos. “Hyr tani...”, do të mund t’i ketë thënë drejtuesi zikaltër duke festuar golin e Sançez dhe fitoren e skuadrës së tij.
“Mos më prek në fytyrë e mos gëzo pranë meje, çfarë dreqin bën?”, do të ketë qenë replika e juventinit, me shumë të shtyra, aq sa Moxilla i është përgjigjur: “Por çfarë po bën”. Episodi ka ndezur rrjetet sociale, me një lumë komentesh e postimesh mes përgjigjeve të kundërta, atje ku disa dënonin Bonuçin dhe disa e mbronin qendërmbrojtësin bardhe.
E kjo ngjarje, që është kapur nga celularët, nuk i ka shpëtuar syrit të inspektorëve të Prokurorisë Federale, që kanë dërguar një raportim në Gjykatën Sportive.