RTSH Sport Live

Borriello mposht Al Khelaïfi 3-0 në padel: Më fal president

  • 25/06/2022
  • |
  • Të tjera
Borriello mposht Al Khelaïfi 3-0 në padel: Më fal president
Ish-sulmuesi kundër numrit një të PSG-së, postimi në rrjetet sociale pas fitores

Është koha për pushime, det dhe ... padel. Pikërisht kështu. Sporti më i pëlqyer i momentit nuk ndalet as për verën dhe pavarësisht rritjes së temperaturës sfidat në kafaz vazhdojnë të pandërprera. Shumë fansa që mes notit në det dhe shëtitjes në Spa, vendosin të veshin bluza dhe pantallona të shkurtra dhe të kapin raketën për të sfiduar njëri-tjetrin.

Marco Borriello, ish-sulmues dhe tani drejtor sportiv i UD Ibiza, u përball me presidentin e PSG-së Nasser Al-Khelaïfi në ishullin mesdhetar. Një lojë pa histori dhe fitore e pastër për ish-qendërsulmuesin që në fund të ndeshjes postoi një histori për të festuar suksesin: Më fal president, 3-0.