Pas nje merkatoje zhgënjyese për Boston CelticS teksa pa largimin e Gordon Hayward, sezoni nis me një lajm shqetësues për klubin. Gjuri i majtë i Kemba Walker ka nisur te bëjë kaprico dhe organizatori duhet ta shtyjë startin e sezonit. Për shkak të problemeve në gju, Walker nuk dha maksimumin në ndeshjet e zhvilluara në Orlando me sistem grumbullimi. Pas eleminimit në play off , Dani Ainge, drejtori teknik i klubit kishte deklaruar, “ky që patë në Orlando nuk është Kemba i vërtetë. Por tani tifozët e Celtics nuk do ta shohin Walker të paktën deri në mesin e janarit. Pas disa konsultave me mjekët, u vendos që Walker të marrë injeksione me celula staminale në gju, një trajtim që kërkon kohë dhe rikuperim jo të shpejtë që do të thotë se organiztori nuk do nisi fazën e rikuperimit në të paktën 10 ditët e ardhshme. Ky është skenari më i mirë, pasi mjekët do të vendosin mbi efektivitetin e trajtimit në mesin e janarit. Tani hapet një problem jo i vogël duke qenë se për Boston mbetet në organizim vetëm veterani Jef Tegi, i cili vjet luajti gjysmën e sezonit në Atlanta dhe gjysmën në Minesota. Kjo do të thotë që do të ketë minuta edhe organizatori i ri i sapoardhur nga Universiteti i Oregon si zgjedhje e 26 ne draft, Payton Pritchard. Mungesa e Walker peshon shumë për teknikun Brad Stivens pasi sezonin e mbylli me 20,4 pikë për ndeshje dhe 4,8 assist mesatarisht. Boston është një nga skuadrat që ka luajtur thuajse deri në fund të sezonit, dhe ashtu si disa skuadra , pritet ta nisë me marsh të ulët. Por klubi shqetësohet për dëmtimin e Kemba Walker që nuk dihet nëse kthimi i tij në janar do të jetë perfundimtar për këtë sezon.
Lajmet e fundit
Tirana bie, Ylli në gjysmëfinale
19 orë para
Liga Unike në RTSH, Trepça mposht Kamzën
22 orë para