RTSH Sport Live

Boston shkon në finale, Majemi dorëzohet

  • 30/05/2022
  • |
  • Basketboll
Boston shkon në finale, Majemi dorëzohet
Jayson Tatum shpallet lojtari më i mirë i serisë

Boston Celtics do te jete finalisti i dytë teksa ka mundur Miamin në finalet e Lindjes duke e mbyllur serinë 4-3, ndërkohë që ndeshja e 7 përfundoi 100-96 e zhvilluar në Miami. MVP i finaleve të Lindjes u Jayson Tatum me 26 pikë, Jaylen Broën dhe Marcus Smart shënuan secili nga 24 pikë. Ishte hera e parë që Boston fitonte ndeshje të 7 në fushë kundërshtare që në 1974 ndaj Miluokit.

Tashmë Boston më 2 qershor do të nisë serinë e finalve të mëdha të NBA përballë Golden State. Tatum për tu frymëzuar kishte vendosur në krahun e tij një fashë qi i takonte dikur Kobe Bryant, idhullit të tij. Boston kishte mbërritur në finalen e lindjes në 2017, 2018 dhe 2020 pa arritur dot të kalonte në finalen e madhe.

Ndërkohë që këtë sezon pati një play-off të jashtëzakonshëm duke eliminuar Bruklin, Miluokin dhe Miamin të treja skuadra pretendente për titull. Butler në krahun tjetër luajti 48 minuta pa u ndërruar asnjë moment, shënoi 35 pikë, Bam Adebayo me 25 pikë të cilët në 3 minutat e fundit ishin me 11 pikë disavantazh dhe e uli deri në 2 pikë 98-96 por pa mundur ta përmbyste.