RTSH Sport Live

Botas “kontrollon” Verstapen, Sainz në podium

  • 13/11/2021
  • |
  • Formula 1
Botas “kontrollon” Verstapen, Sainz në podium
Piloti finlandez e pengon liderin e klasifikimit të përgjithshëm të marrë “plaçkë të plotë” në garën e sprintit.

Valtteri Bottas arrin të triumfojë në “Garën Sprint”, që i jep mundësinë të niset nga vendi i parë të dielën në Çmimin e Madh të Brazilit. Një paraqitje fantastike e pilotit finlandez, duke  “djegur” Max Verstappen në fillim dhe duke e kontrolluar më pas për të njëzet e katër xhirot. Ferrari në podium me Carlos Sainz, përballë Sergio Perez dhe Lewis Hamilton i cili është autori i një rikthimi të jashtëzakonshëm dhe përfundon i pesti,  i nisur në rreshtin e fundit. Megjithatë, piloti britanik do të startojë i dhjeti për shkak të dënimit prej pesë pozicionesh, që erdhi si rezultat i zëvendësimit të motorit me djegie të brendshme. Norris i gjashti përpara pilotit tjetër të Ferrarit, Leclerc.

RENDITJA

RRESHTI I PARË

  1. Valtteri Bottas
  2. Max Verstappen

RRESHT I DYTË

  1. Carlos Sainz
  2. Sergio Perez

RRESHT I TRETË

  1. Lando Norris
  2. Charles Leclerc

RRESHTI I KATËRT

  1. Pierre Gasly
  2. Esteban Ocon

RRESHT I PESTË

  1. Sebastian Vettel
  2. Lewis Hamilton

RRESHTI I GJASHTË

  1. Daniel Ricciardo
  2. Fernando Alonso

RRESHTI I SHTATË

  1. Antonio Giovinazzi
  2. Lance Stroll

RRESHTI I TETË

  1. Yuki Tsunoda
  2. Nicholas Latifi

RRESHTI I NËNTË

  1. George Russell
  2. Kimi Raikkonen

RRESHTI I DHJETË

  1. Mick Schumacher
  2. Nikita Mazepin