RTSH Sport Live

Botas niset i pari në Meksikë

  • 07/11/2021
  • |
  • Formula 1
Botas niset i pari në Meksikë
Dy makinat Mercedes befasojnë Verstapen

Mercedes befason Red Bull të Verstappen. Makinat njëvendëshe të Botas dhe Hamilton do të nisen nga vija e parë, në garën e së dielës, për Çmimin e Madh të meksikës. Valteri Bottas ka arritur poleposition, duke lënë pas shokun e skuadrës, Leëis Hamilton. Piloti finlandez arrin për herë të parë poleposition në Meksikë, ndërsa është I treti për të në këtë botëror të Formula 1. Në vijën e dytë të nisjes, janë dy makinat Red Bull me Max Verstappen dhe Perez.

Ky I fundit është përkrahur gjatë gjithë kohës nga tifozët vendas. Ndërsa ka qenë I papritur për holandezin ky rezultat pasi synonte që të nisej I pari. Vija e tretë e nisjes është Gasli dhe Sainz. Jo mirë për Ricciardon dhe Leclerc që nisen në vijën e katërt. Dhjetëshen e më të mirëve e mbyllin Tsunoda e Norris. Në sesionin e parë të provave zyrtare, Stroll është përlpasur me barrierat mbrojtëse të pistës duke bërë që të ndërpriten provat zyrtare për disa minuta.