Një sukses i pabesueshëm i Gjermanisë që mposhti SHBA-në e Paolo Banchero 113-111, skuadrën favorite në Kupën e Botës në Basketboll për të arritur në finalen e turneut. Skuadrës së SHBA-së do ti mungojë ende titulli i Botës, i cili nuk është i pranishëm që nga viti 2014.
Gjermani Obst është shënuesi më i mirë me 24 pikë, ndërsa për SHBA-në 23 pikë ka shënuar Edëards. Gjermania arrin në ndeshjen e medaljes së artë e pamposhtur dhe do të përballet në finale me Serbinë, e cila mundi Kanadanë 95-86.