RTSH Sport Live

Botërori i boksit, eliminohet Nelson Hysa

  • 28/10/2021
  • |
  • Të tjera
Botërori i boksit, eliminohet Nelson Hysa
Shkodrani i peshës +92 kilogram nuk ia del dot ndaj kundërshtarit nga Trinidad Tabago

Nelson Hysa, boksieri i peshës +92 kilogram, është eleminuar në Kampionatin Botëror të Beogradit. Pikërisht në raundin e 1/32 të finaleve, Hysa nuk ka mundur t’ia dalë ndaj boksierit nga Trinidad Tabago, Pol. Në tre raunde, boksieri nga Trinidad Tabago ka qenë më i suksesshëm. Kjo shihet në pikët e gjyqtarisë së tavolinës, të cilët kanë qenë në favor të Pol. 27-30, 27-30, 27-30 dhe 28-29 për Pol dhe vetëm një nga pesë gjyqtarët e tavolinës ka qenë në favor të Hysës, i cili ka dhënë pikëzimin në favor të shkodranit, 29-28.

Gjithsesi një paraqitje e Hysës, që do të japi nxitje për më tej për të. E premtia do të jetë për Indrid Laçin, që në peshën 86-92 kilogram do të ndeshet me fituesin e çiftit Uilliams (Angli) – Rahmov (Azerbajxhan), sikurse dhe për Alban Beqirin, i cili në raundin e dytë të peshës 67-71 kilogram do të ketë kundërshtar lituanezin Banis. Në përgjithësi deri më tani një paraqitje e mirë e boksierëve shqiptarë në botërorin serb, të paktën me Alban Beqirin.