RTSH Sport Live

Botërori i notit, momente terrori për amerikanen Alvarez

  • 22/06/2022
  • |
  • Të tjera
Botërori i notit, momente terrori për amerikanen Alvarez
Moment paniku për atleten amerikane, i bie të fikët dhe përfundon nën ujë: ndërhyrja e trajnerit ishte vendimtare

Momente tmerri, sot, në pishinën Szechy në Budapest, gjatë konkurimit në Kampionatin Botëror. Në përfundim të performancës së saj, amerikanes Anita Alvarez i ra të fikët dhe përfundoi nën ujë për disa sekonda, pa e kuptuar askush se çfarë po ndodhte.

Më pas ishte trajneri amerikan që u zhyt, e shpëtoi dhe e transportoi në cep të pishinës, duke e dorëzuar në kujdesin e stafit mjekësor dhe paramjekësor. E transportuar në infermieri dhe i ekzaminuar, Alvarezi u gjykua jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas kësaj ajo u rikthye në grup, e pritur nga përqafimi i stafit dhe duartrokitjet e të gjithë sportistëve të pranishëm në pishinën stërvitore.