RTSH Sport Live

Botërori i Skive/Kevin Qerimi renditet i treti

  • 03/03/2021
  • |
  • Të tjera
Botërori i Skive/Kevin Qerimi renditet i treti
Në Botërorin për të rinj në Bansko, skiatori shqiptar ka arritur të ngjitet në podium

Kevin Qerimi ka arritur të bëjë një paraqitje mbresëlënëse në në Kampionatin Botëror të Skive për të rinj që po zhvillohet në Bansko. Skiatori kuqezi ka arritur të zërë vendin e tretë në grupmoshën deri në 18 vjeç, ne disiplinen e Super-G.

Kjo është hera e parë për Shqipërinë që mer pjesë në një disiplinë të tillë dhe arrin të zërë një vend mes më të mirëve falë paraqitjes së Qerimit. Në këtë garë morën pjesë 57 skiatorë dhe Kevin Qerimi ishte më i vogli në moshë mes tyre, por arriti të bëjë një paraqitje të madhe.