RTSH Sport Live

Botërori! Shqipëria njeh rivalët sot në RTSH Sport! ORA 18:00

  • 07/12/2020
  • |
  • Kombëtarja
Botërori! Shqipëria njeh rivalët sot në RTSH Sport! ORA 18:00
Përfaqsuesja jonë ndodhet në vazon 4 dhe nuk është çudi që të jetë në një grup kualifikues bashkë me Kosovën

Sot në 18.00 në Nion të Zvicrës, hidhen “hapat e para” të Botërorit Katar 2022 për zonën e Evropës. Duke qënë se fazat kualifikuese i organizojnë Konfederatat e zonave respektive, UEFA organizon “European Qualifiers” duke shortuar 55 federatat evropiane në 6 vazo. Ndarja e skuadrave përfaqsuese në vazo bëhet nga renditja që ato mbajnë në listën e FIFA-s. Skuadrat do të ndahen në 10 grupe, ndërkohë që vlen të përmendet se Shqipëria është shortuar në vazon 4 bashkë me ekipet të tilla si Izraeli, Bjellorusia, Bosnja, Sllovenia etj. Duke qënë se Kosova ndodhet në vazon 5 nuk do të ishte çudi që të dyja përfaqsueset të përballeshin në të njëjtin grup kualifikues. Periudha e këtyre kualifikuesve do të jetë Mars 2021 – Mars 2022 dhe do të jenë 13 javë që ekipet do të luajnë për të caktuar ato ekipe që kualifikohen për në Kampionatin Botëror. Siç dihet, skuadrat që do të renditen të parat kualifikohen direkt për Kupën e Botës, ndërkohë të dytat do të luajnë fazën Play Off. Ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë për në Kupën e Botës 2022 janë një ekskluzivitet i RTSH-së, ndërkohë që faza finale e Botërorit gjithashtu është e gjitha në transmetuesin publik pa asnjë abonim apo kosto shtesë…