RTSH Sport Live

Botërori U17, gati raundi i dytë

  • 18/11/2023
  • |
  • Futboll Bota
Botërori U17, gati raundi i dytë
Gjermania, Meksika, Franca dhe SHBA të kualifikuarit e fundit nga grupet

Kampionati Botëror i moshës deri në 17 vjeç në futboll, që po zhvillohet në Indonezi dhe që po vjen drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ka mbyllur të shtunën ndeshjet në grupe. Gjermania e Meksika janë ato që janë kualifikuar nga grupi F. Gjermania 9 pikë në tre ndeshje me një golaverazh 9-2, falë dygolëshit të Ramzak dhe golit të Da Silva Moreira ka fituar 3-0 me Venezuelën. Ndërkohë ndeshja Zelandë e Re – Meksikë ka nisur me 50 minuta vonesë për shkak të reshjeve të dendura të shiut në Bandug.

Barajas ka shënuar në të 42’ për ta mbyllur pjesën e parë Meksika, 1-0. Në pjesëm e dytë Fernandez De Lara dhe Karilo vulosin suksesin e Meksikës 4-0. Sakaq në grupin në grupin E, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkojnë në raundin tjetër. Franca ka fituar 3-0 me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me dygolëshin e Tinkres dhe golin e Lamburd, kurse Burkina Faso mundi 2-1 Korenë e Jugut.

Diarra e Kamara kanë zhvlerësuar golin e Kim Minug-Jun. Në raundin tjetër, që nis të hënën, përveç dy të parat e çdo grupi si katër të treta më të mira janë dhe Irani, Japonia, Venezuela e Uzbekistani. Botërori i moshës deri në 17 vjeç përfundon më 2 dhjetor.