RTSH Sport Live

Botërori U20: Italia kalon Korenë, në finale me Uruguajin

  • 09/06/2023
  • |
  • Futboll Bota
Botërori U20: Italia kalon Korenë, në finale me Uruguajin
Italianët kanë eliminuar në gjysmëfinale Korenë e Jugut me rezultatin 2-1, të dielën finalja me uruguajanët

Goditja e lirë, e paarritshme e Simone Pafundit eliminoi Korenë dhe i siguroi Italisë një vend në finalen e Kupës së Botës U20 për herë të pare, një eveniment që po vjen për shikuesit në ekranin e RTSH. Skuadra e Carmine Nunziata tani do të përplaset me UruguaJin për trofeun të dielën.

Cesare Casadei 14’ zhbllokoi sfidën me një përfundim të mrekullueshëm brenda zonës, por Lee Seungjoon 23’ barazoi nga pika e bardhë, një penallti e fituar nga Bae Junho.

Kim Joonhong bëri një bllokim të shkëlqyer ndaj një goditje me kokë të Matteo Prati, por mbeti i shtangur kur Pafundi 86' ekzekutoi një goditje dënimi mbi mur dhe në këndin e sipërm.

Casadei, duke shënuar për herë të shtatë në Argjentinë, kaloi Paolo Rossin dhe Toto Schillaci dhe u bë italiani me më shumë gola në një edicion të një turneu të FIFA-s.