RTSH Sport Live

Brdariç, i joshur nga Vllaznia

  • 02/06/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Brdariç, i joshur nga Vllaznia
Klubi po punon për ta rikthyer, trajneri gjithashtu dëshiron Shkodrën

Dashuri e vjetër për të hapur një kapitull të ri. Vllaznia kërkon Thomas Brdariç, trajneri gjermano-kroat duket i joshur nga ideja për rikthimin në Shkodër. Palët janë në bisedime prej rreth 3 ditësh, këtë e konfirmojnë njerëz të afërt pranë stafit të Brdaric  i cili mbylli aventurën e çuditshme në Indi me Chennaiyin dhe projekti i presidentit Alban Xhaferri i intereson dhe jo pak.

Gjithsesi, për të arritur te formna është shumë e nevojshme që të gjitha palët të bien dakort për kushtet e kontratës së re dhe koha fluturon e palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët pasi për 6 javë kalendarike do të trokasin ndeshjet e para europiane dhe skuadra duhet të jetë gati për të sfiduar rivalët e radhës.

Dy kupa të fituara, një kampionat i humbur për shkak të golavaraszhit më të keq përballë Teutës, skuadra e ringritur nga zona e mbijetesës në pjesën e sipërme të klasifikimit dhe rikthimi i Vllaznisë si qëndër rëndese në futbollin shqiptar. Të gjitha këto ndodhën në periudhën 2-vjeçare të drejtimit të Brdaric i cili ndryshoi fytyrën e një skuadre që prej 2 dekadash nuk luftonte për objektiva të tillë madhorë. Është pikërisht ky kujtimi që kanë në Shkodër prej 47-vjeçarit dhe kjo është një marrëdhënie që mund të ketë një fund të lumtur, martesën.