RTSH Sport Live

Brdariç “kërcënon” Laçin: Ka ardhur koha të marrim pikë

  • 09/04/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Brdariç “kërcënon” Laçin: Ka ardhur koha të marrim pikë
Trajneri i kuqebluve ka analizuar sfidën me Laçin, që do të luhet të shtunën, ora 16:00

E treta, e vërteta. Vllaznia do të përballet të shtunën në transfertë me Laçin, takimi i vlefshëm për javën e 27-të të Kategorisë Superiore. Në këtë sezon kuqeblutë janë përballur dy herë me skuadrën kurbinase dhe janë mundur në të dyja ndeshjet. Është sfida e tretë mes tyre dhe për trajnerin Brdariç është moment për të marrë pikë. Në konferencën për shtyp, trajneri i shkodranëve është shprehur:

“Jam shumë i kënaqur, kemi punuar shumë këtë javë. Jam shumë i kënaqur nga ekipi dhe nesër besoj se do të japim maksimumin. Vetëm Imami ka probleme fizike, pjesa tjetër e ekipit është e shëndoshë”.

“Kam shumë lojtarë, jam i kënaqur me gjendjen e tyre. Kemi qenë me fat që kemi bërë dy stërvitje në stadium, kjo ka qenë shumë e rëndësishme. Kush e ka thënë që mund të mungojë edhe Imeri? Sot do të jetë në stërvitje, do e shoh gjendjen e tij fizike dhe do bisedoj me të”.

“Çdo lojtar nesër duhet të japë maksimumin ndaj Laçit, sepse është një ndeshje shumë shumë e rëndësishme për ne. Është i vetmi ekip të cilit nuk kemi mundur t’i marrim pikë. Nesër do e provojmë t’i marrim pikë, do të jetë dita jonë që do provojmë t’i marrim pikë Laçit. 

Dy ndeshje radhazi ndaj Laçit? Jemi të përqendruar te ndeshja e kampionatit. Më e rëndësishme është loja e nesërme ndaj. Gjendja fizike nuk është e keqe, por jemi të fokusuar te ndeshja nesërme e kampionatit”.

“Dëshira është t’i fitojmë të dy ndeshjet, në kampionat dhe Kupë. Përgatitja jonë është e mirë, gjendja është pozitive, kemi shumë detyra përpara, i kemi eliminuar disa probleme, tani të shohim se si do të ecë skuadra“, deklaroi trajneri i kuqebluve në konferencën për shtyp.