RTSH Sport Live

Bremer me Brazilin: Shpresoj të fitoj një vend për Kupën e Botës

  • 20/09/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Bremer me Brazilin: Shpresoj të fitoj një vend për Kupën e Botës
Qendërmbrojtësi i Juventusit shprehet i lumtur për thirrjen e parë në përfaqësuese: “Kjo është ëndrra e çdo sportisti”

Paraqitjet e mira fillimisht me Torinon dhe më pas me Juventusin e kanë projektuar Gleison Bremerin në radarin e trajnerit brazilian Tite, i cili kështu ka vendosur t'i japë shansin e parë lojtarit duke e thirrur për ndeshjet kundër Ganës dhe Tunizisë. Dhe mbrojtësi nuk e fsheh dot emocionin për këtë eksperiencë, me një ëndërr për të realizuarnë zemër.

Bremer thotë: “Jam shumë i lumtur për mundësinë që kam për të qenë me Seleçao, më shumë se një barrë është ëndrra e çdo sportisti, që nga fëmijëria. Unë jam këtu për të fituar një vend për Kupën e Botës në Katar. Janë 50 ditë përpara, po përpiqem t'i lë vend vetes, do të jap gjithçka për t'i treguar trajnerit Tite se jam i gatshëm dhe mund të shkoj në Kupën e Botës”.

"Në me Brazilin ka lojtarë të forte, ndaj Ganës dhe Tunizisë shpresoj të kem mundësinë time. Kam parë videot për të qenë gati, por do të varet edhe nga këto ditë stërvitje. Ndërkohë objektivi i parë është arritur: të jem pjesë e kombëtares. Për konfirmim dhe veçanërisht për Kupën e Botës, do të duhet të vazhdojmë punën dhe, ndoshta, të përpiqemi të ngremë Juventusin me shokët e skuadrës”.