RTSH Sport Live

Broja, gol dhe fitore për Sauthempton

  • 16/10/2021
  • |
  • Kombëtarja
Broja, gol dhe fitore për Sauthempton
Shkodrani i jep fitoren e parë sezonale skuadrës, teksa realizon përballë Lids Junajtid

Armando Broja firmos golin e tij të parë në Premier Ligë për sezonin 2021-2022. Pikërisht me fanellën e Sauthemptonit, Broja, heroi i kombëtares shqiptare në fitoret ndaj Hungarisë në kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ka shënuar golin e fitores me Lids Junajted. Një gol i firmosur në të 53’, që i jep fitoren e parë Sauthemptonit duke e ngjitur në vendin e pesëmbëdhjetë me 7 pikë pas 8 javësh.

Broja është i huazuar nga Çelsi në skuadrën e Sauthemptonit, ndërsa kishte shënuar dhe dy gola në EFL CUP në fitoren 8-0 ndaj Njuport Kauntit, teksa realizonte në të 9’ dhe në të 57’. Po kthehet në një lojtar të rëndësishëm për Sauthemptonin, ndërsa ka luajtur si titullar duke u zëvendësuar në të 81’ nga Uallkot. Kështu shkodrani vijon të bëjë mirë në Kombëtare, por dhe një Premier Ligë, teksa ishte ndeshja e pestë dhe tashmë dhe një gol i shënuar.