RTSH Sport Live

Broja shënon përsëri, por… Southampton nuk fiton

  • 23/10/2021
  • |
  • Angli
Broja shënon përsëri, por… Southampton nuk fiton
Sulmuesi kuqezi ka shënuar në barazimin 2-2 që Southampton arriti përballë Burnley

Armando Broja ka arritur të gjejë golin e dytë në Premier Ligë, në ndeshjen e dytë që ka startuar që nga minuta e parë. Sulmuesi kuqezi ishte protagonist në barazimin 2-2, që skuadra e tij, Southampton arriti përballë Burnley. Në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi kuqezi shfrytëzoi në mënyrën e duhur një top të dhënë nga Diallo dhe nuk gabon në veprime, duke finalizuar saktësisht. Broja u zëvendësua në këtë sfidë në minutën e 79-të nga Che Adams.

Skuadra e Burnley kaloi e para në avantazh në minutën e 13-të me anë të Cornet, por vendasit arritën të barazojnë në minutën e 41-të me anë të Livramento. Ndërkohë, pesë minuta nga fillimi I pjesës së dytë ishte sulmuesi kuqezi që solli avantazhin e vendasve, por që do të rezistonte vetëm shtatë minuta, pasi Cornet goditi përsëri, duke kompletuar dopietën personale dhe barazimin 2-2.