RTSH Sport Live

Brozovic nderon Interin, Napoli në ekstrem

  • 10/09/2022
  • |
  • Itali
Brozovic nderon Interin, Napoli në ekstrem
Zikaltërit rikthehen tek fitorja. Raspadorit dërgon napolitanët në vend të parë

Pas disfatës në derbi dhe humbjes me Bayernin në Champions League, Interi ngre kokën dhe rikthehet për të fituar në fund të një ndeshje të vështirë dhe të dhimbshme. Në ndeshjen e gjashtë të Serisë A, skuadra e Inzaghit mundi në minutën e fundit Torinon me rezultat 1-0 dhe arriti në 12 pikë. Në San Siro në pjesën e parë granatat mbytën manovrën dhe luajtën me më shumë thellësi, duke e detyruar Handanovic të bënte një ndërhyrje të madhe ndaj Vlasic. Në pjesën e dytë, numri një i zikaltërve vazhdoi të mbajë ekipin e tij në lojë me pritjet, më pas në finale Brozovic (89') vendos fatin e ndeshjes me një prekje të butë në zonë me asistimin perfekt të Barellës.

Në ndeshjen tjetër të Serisë A, Napoli mposhti Spezian 1-0 në ekstrem dhe kalon për momentin Atalantën në krye, të impenjuar të dielën me Cremonese. Ndryshimet e shumta të Spallettit nuk i shpërblejnë të kaltërit në pjesën e parë, të rrezikshëm vetëm me Kvaratskhelia. Në pjesën e dytë presioni rritet dhe kur 0-0 duket se është në kasafortë në minutën e 89-të, prekja e Raspadorit sjell tri pikët. Në finale u përjashtua Spalletti.