RTSH Sport Live

Bruklin merr kryesimin, 3-2 ndaj Miluokit

  • 16/06/2021
  • |
  • Basketboll
Bruklin merr kryesimin, 3-2 ndaj Miluokit
Durant, paraqitje historike, 49 pikë në 48 minuta

Kevin Durant ka qenë gjithmonë një nga lojtarët më të mirë në botë. Bruklin Nets kishte nevojë për më shumë se vetëm pikë nga Durant dhe ai u përgjigj, luajti ndoshta ndeshjen më spektakolare në playoff. Durant shënoi 49 pikë, 17 topa në tabelë dhe 10 assist duke i dhënë fitoren përballë Miluoki 114-108 në ndeshjen e 5 dhe duke udhëhequr serinë 3-2. “Unë e di se pritshmëritë për mua janë që të shënoj, por në çdo skuadër ku kam luajtur më kanë kërkuar që të mbroj të marr topa në tabelë, – u shpreh Durant. Unë mund të mos i bëj dot të gjitha njëherësh, por pak nga të gjitha mund t’ia dal”.

 Durant është i pari lojtar që arrin të tilla shifra ne historinë e play-off-it. Kyrie Irving nuk u aktivizua per shkak të dëmtimit në kavilje, ndërsa Harden u rikthye në lojë për herë të parë që nga ndeshja e parë ndaj Miluokit por nuk ndihmoi shumë në sulm edhe pse u aktivizua për 46 minuta.

Harden ishte 1-10 në gjuajtet nga loja dhe i humbi të 8 tentativat për 3 pikë por dha 8 assist dhe mori 6 topa në tabelë. Durant ndërkohë u aktivizua për 48 minuta, shenoi 16 nga 23 gjuajtet që mori përsipër dhe gjuatja më e rëndësishme ishte ajo në 50 sekondat e fundit ku dhe mbrojti avantazhin deri në fund. Në krahun tjetër Antetokounmpo shenoi 34 pike dhe 12 topa në tabelë, ndërsa Kris Midleton me 25 pikë.