RTSH Sport Live

Bundesliga: Bayern bie në Frankfurt

  • 20/02/2021
  • |
  • Gjermani
Bundesliga: Bayern bie në Frankfurt
Eintracht-Bayern 2-1: Kamada e Younes shtangin kampionët e Gjermanisë

Bayern mbetet pa fitore pas triumfit në Kupën e Botës për Klube. Pas barazimit në kundër Bielefeld, vjen humbja në shtëpinë e Eintracht me rezultatin 1-2. Kamada zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të. Më pas ishte Younes që dyfishoi rezultatin në minutën e 31-të, pas një aksioni të bukur të orkestruar nga autori i golit të parë. Lewandowski përgjysmon boshllëkun në minutën e 53-të, por nuk mjafton.

Periudhë e vështirë për M’gladbach, që është mundur 2-1 në shtëpi nga Mainz. Pas 10 minutash lojë, Onisiwo zhbllokoi rezultatin në favor të miqve. Por vendasit arritën të vendosin barazpeshën në minutën e 26-të me anë të Stindl. Fati i ndeshjes është vendosur në minutën e 86-të, me protagonist Stoger, që i ka dhuruar tri pikë Mainz.

Fitore në transfertë për Stuttgart, që ka mundur Koln me rezultatin 1-0. Gjithçka është vendosur në fillimin e pjesës së dytë nga Kalajdzic. Me të njëjtin rezultat ka fituar dhe Union Berlin në fushën e Freiburg, me golin e Promel në minutën e 64-ët.

Dortmund gjen suksesin në Budesligë me një 4-0 në fushën e Schalke: dopietë e Haaland dhe gola të Sancho e Guerreiro