RTSH Sport Live

Bundesliga: Bayern ndalet, Leipzig ngushton diferencën

  • 10/04/2021
  • |
  • Gjermani
Bundesliga: Bayern ndalet, Leipzig ngushton diferencën
Bayern është ndalur në barazim 1-1 përballë Union Berlin, Leipzig ka triumfuar 4-1 në shtëpinë e Werder Bremen

Në javën 28 të Bundesligës, Bayern Munich ngadalësoi në rrugën drejt titullit me një barazim 1-1 kundër Union Berlin:  Ingvartsen përgjigjet ndaj Musiala dhe Leipzig tashmë është -5. Duket qartë se e gjithë vëmendja dhe energjia e bavarezëve janë diku tjetër, në Ligën e Kampioneve. Pork y shpërqëndrim kushtoi shumë, një barazim dhe dy dëmtime lojtarësh, gjendja e të cilëve mbetet për tu vlerësuar, sidomos të Coman.

Edhe në pjesën e dytë kampionët në fuqi vazhdojnë të lëkunden, por Musiala arrin të japë një shkëndijë, duke nxjerrë një gol, që i dha avantazhin skuadrës bavareze. Por edhe autori I goli la fushën e lojës para kohe. Kur kishin mbetur dhe pesë minuta lojë, Union Berlin surprizon kampionët me një gol të Ingvartsen, 1-1.

Një barazim që është shfrytëzuar nga Leipzig, që ka ngushtuar me dy pikë largësinë me vendin e parë. Skuadra e Nagelsmann triumfoi 4-1 në shtëpinë e Ëerder Bremen falë Olmo, një Sorloth të dyfishtë dhe Sabitzer. Goli i vetëm për Werder u shënua nga Rashica nga pika e penalltisë.

Eintracht Frankfurt po bën gjithçka për ti rrëmbyer vendin e tretë Wolfsburg, duke e mundur këtë të fundit me një rezultat 4-3.  2-2 midis Hertha Berlin dhe Borussia Mönchengladbach.