RTSH Sport Live

Bundesliga,  Dortmund harroi Hummels në Këln

  • 08/04/2021
  • |
  • Gjermani
Bundesliga,  Dortmund harroi Hummels në Këln
Historia e pabesueshme ndodhi 20 Marsin e kaluar kur klubi gjerman nuk vuri re mungesën e zv-kapitenit në autobus

Diçka e veçantë, ajo që ndodhi disa javë më parë në Bundesligë. Ngjarja e bujshme, e cila ndodhi 20 Marsin e kaluar, tek Borussia Dortmund, ka qenë virale për disa orë. Ekipi, pas barazimit 2-2 kundër Këln, harroi zv-kapitenin, Hummels dhe u largua për në shtëpi. Për të treguar këtë histori të veçantë ka menduar gazeta "Bild", e cila thekson se si asnjë lojtar në automjet nuk vuri re mungesën e mbrojtësit ekspert. Hummels, që mbeti i vetëm në Këln, u detyrua të udhëtonte me makinë drejt Dortmundit. "Fotografi e përsosur e Bundesligës së mjerë të Dortmundit", shkruan gazeta gjermane mbi historinë e veçantë që ndodhi.