RTSH Sport Live

Bundesliga: gabojnë Leipzig e Leverkusen, mundësi për Bayern

  • 23/01/2021
  • |
  • Gjermani
Bundesliga: gabojnë Leipzig e Leverkusen, mundësi për Bayern
Leipzig është mundur 3-2 në fushën e Mainz, ndërsa Leverkusen ka dështuar në shtëpi, 0-1 përballë Wolfsburg. Bayern ka mundësinë për të rritur distancën nga ndjekësit

E shtuna e javës së 18-të të Bundesligës i ka buzëqeshur skuadrës së Bayern, pavarësisht faktit se ndeshjen e tij do e luajë nesër përballë skuadrës së vendit të fundit, Schalke. Skuadra e vendit të dytë dhe ajo e vendit të tretë kanë pësuar humbje në ditën e sotme, duke krijuar mundësinë që bavarezët të kenë mundësinë për të rritur akoma më shumë distancën.

Leipzig është mundur në transfertë, 3-2 përballë Mainz. Skuadra e drejtuar nga Nagelsmann arriti të shënojë e para me anë të Adams kur kishin kaluar 15 minuta lojë. Por vendasit arritën të barazojnë me anë të Niakhate në minutën e 24-ët. Barazimi ka zgjatur vetëm gjashtë minuta, pasi Halstenberg riktheu edhe njëherë avantazhin e miqve.

Por për vendasit ka menduar edhe njëherë Niakhate, që ka vendosur barazpeshën 2-2, që ka mbyllur dhe pjesën e parë. Pesë minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Brriero ka surprizuar Leipzig duke kaluar në avantazh skuadrën e tij, duke siguruar fitoren e dytë në këtë sezon.

Akoma më e rëndë humbja për Leverkusen, që ëhstë dorëzuar në shtëpi përballë Ëolfsburg. Gjithçka është vendosur nga një gol i Baku në minutën e 35-të të takimit.

Në sfidat e tjera, Frankfurt ka marrë një fitore të thellë, 5-1 në fushën e Arminia Bielefeld. Augsburg ka mundur 2-1 Union Berlin. Miqtë kishin mundësi të barazonin rezultatin, por Ingvartsen ka gabuar nga pika e penalltisë.

Stuttgart shënoi I pari në transfertën me Freiburg, madje humbi edhe një penallti, porn ë fund u dorëzua, duke pranuar një humbje 1-2.