RTSH Sport Live

Bundesliga: Leipzig barazon, një mundësi për Bayern

  • 16/04/2021
  • |
  • Gjermani
Bundesliga: Leipzig barazon, një mundësi për Bayern
Skuadra e Nagelsmann nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 përballë Hoffenheim

Në ndeshjen hapëse të javës së 29-të të Bundesligës, Leipzig rrezikon t'i thotë lamtumirë ëndrrave të titullit përfundimisht, sepse u ndal në një 0-0 kundër Hoffenheim: Bayern Munich është  +4 ndaj ekipit të Nagelsmann, me mundësinë e ngjitjes në +7. Në Red Bull Arena emocionet janë shumë të pakta, me vendasit që shënuan me kokë me Poulsen në minutën e 96-të, por goli u anulua nga Var.

Kështu, me të vërtetë që dhemb, veçanërisht kur llogarit dhe atë që ndodhi në fundin e ndeshjes, ku VAR u bë protagonist, duke anulluar golin e fitores. Hoffenheim bllokon Leipzig në 0-0 dhe Bayern Munchen gëzohet në + 4, me një lojë më pak . Pjesa e parë sigurisht nuk ishte ajo që tifozët dhe vetë Nagelsmann prisnin nga ekipi.

Miqtë luajtën me kujdes, por dy përpjekjet e realizuara në 45 minuta sigurisht nuk janë të mjaftueshme për të synuar titullin: një goditje e Nkunku e shpëtuar nga një mbrojtës  dhe një goditje e fuqishme e Sabitzer që përfundoi larg ishin shumë pak. Pjesa e dytë ishte disi më ndryshe, por pa shkëlqimin e duhur, gjithçka mbyllet në barazim 0-0.