Burreli ka arritur të bëjë gjithçka mirë në Kategorinë e Parë, duke udhehequr në Grupin A me 37 pikë, ndjekur nga Dinamo 35 pikë e Korabi 33 pikë. Në ndeshjen e fundit, skuadra matjane arriti të marrë një fitore te pastër, 3-0 në transfertën me Vorën. Në pamje të parë një fitore e lehtë, por nuk mendon kështu Drejtori Sportiv I kësaj skuadre, Klevis Gjoka, i cili në studion e emisionit “E Hëna Sportive” ka deklaruar: “Fitorja nuk ishte e lehtë, pasi Vora e ka arritur objektivin dhe luan futboll lirshëm. Shpresojmë ti zhvillojë të gjitha ndeshjet kështu, që gara të jetë sa më e mire”.
Ecuria në përballjen me rivalët - "Me Korabin kemi fituar brenda 3-0, ndërsa kemi humbur 1-0 në Peshkopi. Për ndeshjen me Dinamon, ne ia bëmë të lehtë kundërshtarit, e humbëm vetë. Nuk ka shumë diferenca mes tre skuadrave, duke veçuar Korabin, që është një nga ekipet më të mira. Ka një grup që janë bashkë prej 3 apo 4 vitesh, ndërsa Dinamo ka shpëtuar në sezonin e kaluar në ndeshje të fundit, ashtu si edhe ne. Shpresoj që të zhvillohet një garë e pastër. Për derbin me Korabin, do të jetë një ndeshje e hapur, pavarësisht se flitet shumë, aludohet shumë, është një deri dhe të gjithë sytë i kanë aty".
"Skuadra e Burrelit ka të paktën 15 ndeshje që mer premio. Nëse premio quhet presion, atëherë ne kemi bërë presionin më të madh. Mund të them se është i vetmi ekip që ka të gjitha rrogat e plota. Gjithashtu, ka të paktën dy vite që nuk ka ndodhur ndonjë incident, ashtu siç nuk ka ndodhur edhe jashtë".